Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në mbledhjen e strukturat e kësaj partie në Tiranë, ka folur për çështjen e lobimit dhe deklaratën e zyrtarit amerikan se Rusia i ka dhënë 500 mijë USD PD-së në 2017.
Meta tha se edhe pak muaj kanë mbetur për t’i dhënë fund marrëzisë së Lulushit që i fali gjithë bashkitë dhe këshillat e Shqipërisë Edi Ramës.
Ai deklaroi se u përdor kjo aferë për të krijuar modelin rus të qeverisë dhe kapjes së shtetit siç është sot, modeli i Edi Ramës.
“Është kënaqësi që të takohemi sot pikërisht vetëm pak muaj që na ndajnë nga rikthimi i bashkive në duart e qytetarëve të Shqipërisë dhe nga rikthimi i bashkisë së Tiranës në dorën e qytetarëve të Tiranës. Edhe pak muaj për t’i dhënë fund marrëzisë së Lulushit që i fali gjithë bashkitë dhe këshillat e Shqipërisë Edi Ramës. Nuk është thjesht problemi i parave ishin ruse nuk ishin ruse atë ta zgjidhin amerikanët dhe ta sqarojë dhe PD që është cenuar padrejtësisht nga një veprim i tillë se është një parti properëndimore dhe kombëtare. Problemi është se u përdor kjo aferë për të krijuar modelin rus të qeverisë dhe kapjes së shtetit siç është sot, modeli i Edi Ramës. U përdor një aferë që të bojkotonte opozita reformën në drejtësi, që ta kapte Rama. U përdor një aferë për të provokuar opozitën për t’ia lënë parlamentin dhe institucionet e pavarura Edi Ramës. Ishte pikërisht kjo aferë që ia fali të gjitha bashkitë dhe këshillat bashkiakë Edi Ramës që të bëjë si i do qejfi në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë. E pra, kjo kohë përfundoi, ndaj Edi Ramës i është futur frika në palcë”, deklaroi Meta.