“Meta është turpi i vendit tonë”, Rama me tone të forta: Çojeni në shtëpi!

Kryeministri Rama i ka bërë thirrje shqiptarëve të mos votojnë Ilir Metën. Sipas tij, Meta është turpi më i madh që ka pasur vendi ynë.

“Çojeni në shtëpi Ilir Metën, është turpi më i madh që ka pasur Shqipëria. Turpi më i madh i Shqipërisë, dhe turp ai që voton Ilir Metën. Boll. Mjaft. Turp për atë që e voton dhe për gjithë familjen e tij.

Për ta mbyllur, patronazhistët kanë këto 3 ditë dhe këto 3 net, kohën kur karakteri i tyre duhet të provojë se nuk ka gjumë. Nuk ka gjumë dhe nuk do rreshtin trokitjet dhe telefonat e të gjithë miqve kudo ku njihni njerëz.

Flisni me shokët, familjarët, të afërmit e tyre. Dhe padiskutim, mos e harroni për asnjë moment. Ka vetëm një numër, që jeni ju, është numri 12. Numri 12 jeni ju. Të tjerët janë deputetët që kush dëshiron ja jep një preference. Por për deputetët, për ju, për popullin shqiptar, është numri 12 i pavarësisë, i yjeve të flamurit europian, e aritmetikës tonë, ne e dimë që 7×7 s’bëjnë 42, por 4×3 bëjnë 12,” tha Rama.

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *