Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka hedhur akuza të forta kundrejt qeverisë, teksa ka theksuar se ka shkuar në 12 miliardë euro fatura e korrupsionit.
Po ashtu ai këtë e ka konsideruar si tërmet shkatërrimtar për financat publike.
“Po ti mbledhësh në total shkon në 12 miliardë euro fatura e korrupsionit të rilindjes. Është një tërmet shkatërrimtar për financat publike dhe financat e familjeve shqiptare se ato do t’i paguajnë”, tha Meta.