Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një konferëncë përballë gazetarëve.
Gjatë fjalës së tij Meta thekson se janë çdo ditë në protestë me qeverisjen dhe kanë synim që të bashkëpunojnë me të gjithë qytetarët e forcat politike që e kanë seriozisht. Megjithatë, ai shton se do të nxisin qytetarët për protesta paqësore e demokratike.
“Ne jemi në protestë çdo ditë, çdo orë, çdo sekond dhe jemi në një aksion të ballafaqimit të përditshëm kudo dhe i nxisim të gjithë qytetarët të reagojnë në mënyrë paqësore, demokratike ndaj kësaj qeverisje që ka program shpopullimin e Shqipërisë, vjedhjen dhe grabitjen e pasurive natyrore dhe gjithashtu largimin e përzënien e të gjithë të rinjve, forcave krijuese që kërkojnë një Shqipëri europiane, një Shqipëri ku shteti të mos i shtypë por të jetë në shërbim të tyre. Ky është programi ynë dhe për këtë do të bashkëpunojmë me të gjithë qytetarët shqiptarë e forcat politike që e kanë seriozisht. Javët në vijim do të habiteni me këto çështje duke nisur nga arbitrazhet. Do të bëjmë se s’bën të mundur ligjin për referendum. Do ta bëjmë këtë gjë patjetër”, tha Meta.