Presidenti Ilir Meta, pas takimit me Vjosa Osmanin, kanë dalë në një konferencë të përbashkët për mediat gjatë fjalimit Osmani falenderoi Metën për mbështetjen e tij në njohjen e mëtejshme të Kosovës.
Meta me modest i thotë Presidentes Vjosa Osmani :
“E dashur Vjosa nuk pranoj asnjë falenderim, për shkak se kam bërë detyrën kushtetuese dhe morale, e vetmja keqardhje që kam është se mund të kisha bërë dhe më shumë për përkrahjen e Kosovës, nëse do të kisha më pak probleme të brendshme në vendin tonë.
Duke ardhur dje në Prishtinë, po mendoja katër javët e para të situatës në Kukës, para fillimit të ndërhyrjes së NATO-s, dhe kujtoj ato pamje të pabesueshme, për javë të tëra, të nënave, të moshuarve, fëmijëve, që vinin të shpëtonin jetën e tyre, të afërmit e tyre, ishin javëtë tmerrshme”, u shpreh Meta.