Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në takimin e mbajtur me strukturat e kësaj partie, pasditen e sotme ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, teksa e akuzon për betonizmin e Tiranës dhe se po vret shëndetin e qytetarëve.
Meta ka treguar edhe një fakt interesant në lidhje me raportin e tij me kryeministrin Edi Rama, teksa foli për heqjen e kioskave në Parkun e Tiranës, teksa tha se Rama kishte detyrë që të priste barin, por më vonë sipas tij, kryeministri përhapi legjendën urbane se prishi parkun e Tiranës.
Meta:
Mora disa vendime të forta për ti kthyer Tiranës Parkun Rinia. I kisha lënë detyrë për të prerë barin. E merrnin në telefon dhe i bën presion nga Tosi, por më pas krijoi legjendën urbane se ky e prishi Parkun e Tiranës. Ta shkoni tek rruga e Elbasanit, a e shihni më Dajtin nga kullat?
Kyështë raporti i tij me gjelbërimin, ky është raporti i tij me hapësirat urbane. Ky ëhstë raporti i tij me korrupsionin.
Më ndiqte nga pas kur bëheshe fjalë për zonat e trashgmnisë kulturore. Po kur i mori të gjithë dorë? Çfarë ndodhi me Teatrin? E kthyer Tiranën në qytetin që vret shëndetin e Tiranës? Ku mund të shëtisin fëmijët dhe të moshuarit?