Kryetarja e Partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli, ka komentuar përfshirjen e presidentit Meta në në fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.
Topalli thotë se Meta është i përfshirë tërësisht në fushatë, madje shprehu shqetësimin se mos ndoshta “ai vijon linjën e konfliktit”, gjatë fushatës.
“Unë shoh pakënaqësi dhe frikë, njerëzit kanë frikë të dalin publikisht. Por shoh edhe një zhgënjim total me treshen, Rama, Basha Meta. Meta sepse pozicioni i presidentit është vakant prej kohësh. Meta është i përfshirë tërësisht në fushatë. Tërësisht dhe në një mënyrë që ndonjëherë të krijon një ide, që mos mendon se linja e konfliktit do të mund të ishte një linjë që do të vijohej gjatë kësaj fushate, gjë që s’do ta doja”, tha ndër të tjera Topalli në emisionin “Opinion”.