Presidenti Joe Biden dhe zonja e parë Jill Biden kanë shtuar një mace në familjen e tyre të kafshëve shtëpiake. Emri i saj është Willow dhe është një mace 2-vjeçare, nga Pensilvania.
Emri i maces është vendosur nga zonja e parë për shkak të vendlindjes së saj Ëilloë Grove.
Presidenti amerikan e ka postuar foton e maces në Twitter. Mes shumë komenteve, ka komentuar edhe presidenti shqiptar Ilir Meta. Ky e ka uruar Biden për pjesëtaren e re në Shtëpinë e Bardhë fillimisht duke ripostuar Twitter-in e presidentit amerikan dhe më pas duke ndarë edhe foton e maces së tij Sasha me mesazhin: “Përshëndetje nga Shqipëria”.
Por Meta nuk e ka përmendur emrin e maces së vet që është një emër rus në një kohë kur marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit janë tejet të acaruara.