LSI mbrëmjen e sotme po mban konventën e saj, teksa fjalën e ka marrë ish-presidenti dhe njëkohësisht themeluesi i kësaj partie, Ilir Meta.
Në fjalën e tij, Meta tha se ka mbajtur 3 postet më të rëndësishme të shtetit dhe pozicioni që i ka pëlqyer më shumë ka qenë presidenca.
Meta:
Kam mbajtur tre nga postet më të rëndësishme të shtetit. Në moshën 30-vjeçare jam bërë kryeministër, më pas u bëra kryetar i Parlamentit, dhe në fund u zgjodha president. Cili është posti që më ka pëlqyer më shumë? Padyshim presidenca. Mezi pres që pas 25 vitesh të marr mandatin e dytë.