Meta: Kërkojmë fitoren e opozitës në zgjedhjet lokale

Kreu i PL, Ilir Meta në një konferencë për mediat ka bërë sërish thirrje për protesta, ku theksoi se vendi ndodhet në një situatë kritike.

I pyetur në lidhje me zgjedhjet lokale, Meta tha se Partia e Lirisë ka nisur me përgatitjet, ku shtoi se fokusi i tyre është fitorja.

“Kemi nisur përgatitjet për zgjedhjet. Ne jemi të gatshëm për t’i dhënë ndëshkimin e duhur qeverisë. Objektivi ynë është fitimi i opozitës, ndaj jemi të hapur për bashkëpunim me PD. Të nxjerrim kandidatët e duhur. Interesi kryesor është fitorja e opozitës në zgjedhjet vendore, pasi deri më tani ka pasur zero transparencë. Rrogat në bashki janë të ulta, pasi shtohen vendet e punës për t’i mbajtur njerëzit peng. Kjo skemë është në gjithë Shqipërinë”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *