Meta komenton ardhjen e Erdogan në Shqipëri, tregon arsyen përse nuk e takoi

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, i ftuar në “Çim Peka Live” mbrëmjen e sotme ka folur rreth vizitës së presidentit turk në vend Rexhep Taip Erdogan dhe ka treguar arsyen përse nuk është takuar me të.

Meta tha se Erdogan ishte i ftuar nga qeveria dhe nuk iu kërkua takim me presidentin. Ai shtoi se nëse do të ishte pjesë e protokollit edhe mund të gjente një vend në axhendën e tij për ta takuar, por gjithsesi shtoi se ka patur një ditë të mrekullueshme ditën e sotme.

Fjala e Metës:

“Ai ishte i ftuari i qeverisë dhe është sjellë si i ftuari i saj. Nuk mund të them se si është protokolli. Marrëdhëniet me Turqinë kanë qenë, janë dhe do të jenë shumë të mira edhe kur ne të mos jemi në këto poste.

Asnjëherë nuk e kam pasur shqetësimin se nuk do jemi pjesë e protokollit. Mos u merrni me këtë, merruni me inceneratorët dhe çështje të tjera. Këto janë kurthe që bëhen për të shmangur vëmendjen.

Unë nuk ndjehem fare i fyer sepse nuk ka qenë i ftuar nga unë. Ai ka disa funksione, është president, por edhe kryetar qeverie, edhe kryetar partie,” tha Meta.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *