Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta denoncoi se në QSUT nuk ka ilaçe për shkak të korrupsionit. “Sot shqiptarët paguajnë më shumë se kushdo në rajonin tonë sipas OBSH-së dhe BB-së, 60% nga xhepi. Në rang global për shpenzimet nga xhepi për shëndetësinë, shqiptarët rendin përkrah Afganistanit dhe Bangladeshit. 11 vite më parë Rama u premtoi shëndetësi falas. Tani jemi të fundit në rajon për shëndetësinë me 2.8%. I pandalshëm është largimi i mijërave mjekëve dhe infermierëve.
Vetëm në 6 vitet e fundit janë larguar 5 mijë bluza të bardha. Shërbimi shëndetësor është lënë në dorë të dytë. Spitalit rajonale janë lënë në dorë të dytë. Në QSUT problemet janë kritike për barna dhe shërbimin mjekësor. Kjo ka ndikuar në rritjen dyshifror të vdekjeve. Lidhur me problemet tumorale është e qartë se vëmendja për ta nuk ekziston përderisa buxheti për Onkologjikun është në rënie. 6 mijë raste të reja në vit raportohen. Për barnat, fondet për rimbursimet kanë qenë të pamjaftueshme për vitin 2023.
Korrupsioni dhe klientelizimi kanë bërë që të mungojnë barnat tumorale, etj. Mungesa e barnave ka stimuluar kontrabandën. Ne do të rrisim në masën 6% buxhetin për shëndetësinë. Do të rrisim duke dyfishuar pagat për punonjësit në shëndetësi, do të bëjmë decentralizimin dhe do të fuqizojmë të gjithë sistemin në të gjithë vendin” tha ai.