Meta mbështet kandidatin e PD për Durrësin: Programi i Igli Carës, garanci për ndryshim

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka nisur takimet në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit, ku sot ai është takuar me të rinjtë në Durrës. Ai shprehu mbështetjen edhe për kandidatin e PD për bashkinë e Durrësit, Igli Cara.

Sipas Metës, vizioni, programi dhe integriteti i Igli Carës është garanci për t’ua kthyer Bashkinë qytetarëve e në radhë të parë të rinjve.

“Një takim plot ide dhe energji për Ndryshimin e Bashkisë Durrës me ekipin drejtues të LRI.

Kënaqësi e veçantë që na u bashkua në këtë bashkëbisedim edhe Kryebashkiaku i ardhshëm i Durrësit, z.Igli Cara.

Kritikat e të rinjve për problemet e shumta që ndeshin në jetën e përditshme në Shkollat e Mesme që vazhdojnë me turne, në mungesën e praktikave të punës për studentët, mosmbështetja e fëmijëve dhe të rinjve për ambiente sportive do të marrin zgjidhje pas 14 Majit.

Vizioni, programi dhe integriteti i Igli Carës është garanci për t’ua kthyer Bashkinë qytetarëve e në radhë të parë të rinjve. Vota për Igli Carën garanci për Ndryshimin”, shkruan Meta në Facebook.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *