Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një takim me mbështetëset e kësaj force politike në zonën e Freskut në kryeqytet së bashku me kandidaten për këshilltare në Bashkinë e Tiranës, Silva Caka.
Meta ka deklaruar se në 14 maj, ditën e zgjedhjeve vendore në Shqipëri, do të rikthehet llogaridhënia në vend.
Ai shtoi më tej se mbyllja e kufijve nuk është zgjidhje për largimin masiv të njerëzve nga vendi, por mbështetja e politikave në interesin e tyre.
“Mbyllja e kufijve nuk është zgjidhje për largimin e njerëzve, por mbështetja e politikave në interes të tyre. Kjo është vendimtare për një shoqëri që transmeton vitalitetin e saj te fëmijët në radhë të parë dhe përmes tyre arrin të ketë një të ardhme solide. Kosova nuk është më e pasur se ne, kemi buxhet 2 herë më të lartë ata, por ata kanë të ardhura më të larta. Nuk është normale që Mali i Zi e paguan mësuesen 9900 euro në vit, dhe ne 4200 euro në vit. Është e pamundur të sigurohet mbijetesa. Me buxhetin e bashkisë mund të ishin rregulluar dhe rrugët e Parisit, jo më ato të Tiranës. 14 maji është dita kur do rikthehet llogaridhënia në Shqipëri”, u shpreh Meta.