Meta në konferencë të jashtëzakonshme: SPAK të nisë urgjentisht verifikimet! Me ç’të drejtë i vendos spiun qytetarëve?

Në një konferencë të jashtëzakonshme, presidenti Meta ka reaguar për skandalin me të dhënat personale. Ai zbuloi se ka një javë që i është drejtuar Prokurorisë që të nisë hetimet mbi keqpërdorimin e të dhënave personave nga PS. Kreu i Shtetit nënvizoi se ka përgjegjësi për vazhdimësinë e shtetit, ndërsa parashtroi një sërë pyetjesh për Ramën. Meta kërkon të dijë se me ç’të drejtë i kanë marrë të dhënat e qytetarëve shqiptarë? Me çfarë guximi kanë vendosur epitete mbi 910 mijë qytetarët e Tiranës?!

“U bënë 7 ditë që i kam kërkuar Prokurorisë që të nisë hetimet mbi keqpërdorimin e të dhënave personave nga PS. Më duhet që t’i përsëris pyetjet e politikanes gjermane, për t’i ardhur në ndihmë kryeministrit. Kam edhe disa pyetje si President i Republikës, që do të vazhdojë edhe kur të largohet zotëria. Jam i sigurtë që çdo shqiptar do të jetë në krye të detyrës, dhe çdo detyre që kërkon mbrojtja e votës. Pyetjet e mia për Ramën dhe SPAK, se është shumë i zënë, për ta ndihmuar: Kur, ku ruhet baza me të dhënat? A janë të njëjta me ato që ia ka besuar e-Albania?

A kemi harxhuar ne si shtet miliona euro për krijimin e bazës, ndërkohë që vazhdojmë harxhojmë për mirëmbajtjen? Cilat janë garancitë që iu garantohen qytetarëve të të dhënave të bizneseve? Unë personalisht, Ilir Rexhep Meta, presidenti nuk kam deklaruar ndonjëherë për administrimin e të dhënave tek dikush të dhënat.

Kur këtë veprim e keni bërë për presidentin, çfarë ndodh me shqiptarët? Ndaj të pyes ty, Rama, me ç’të drejtë i ke marrë të dhënat e qytetarëve shqiptarë? Me çfarë guximi keni vendosur epitet dhe probleme mbi 910 mijë qytetarët e Tiranës?

Me ç’të drejtë u ke caktuar ndonjë fuks? Deri edhe tek jeta intime, që ta dini se do të ketë prova e për t’i shantazhuar për të drejtën e votës. Që të mos shkojnë të votojnë nëse janë për PD e LSI, se ndryshe i pret hata e madhe. Me ç’të drejtë i diskriminon nga raca. Kush do të mbajë përgjegjësi nëse të dhënat përdoren nga mafia. Iu dhashë provat se si ka ndodhur në Maqedoni me qytetarë në bashkinë e Korçës e Pustecit. Mund të ketë ndodhur edhe në të tjera. A e mendon ti se me këtë që bërë i hap rrugën krimit kibernetik?”.

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *