Kreu i PD, Sali Berisha u pyet nga gazetarët në përfundim të protestës në lidhje me thirrjen nga SPAK të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta në lidhje me çështjen CEZ-DIA.
Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se SPAK nuk po heton dot kryeministrin Edi Rama për skandalin “McGonigal” sepse “SPAK është seksioni juridik i PS”.
“SKAP-i i partisë është një seksion juridik i PS-së. Këtë nuk ka njeri që nuk e ka marrë vesh deri sot. Kryer një veprimtari e paparë në shekull, mafioze, nga Edi Rama, këshilltari i tij personal Duçka, miku i tij dhe këshilltari i tij, të cilët kanë dhënë një rryshfet një njeriu në një post më kryesorin në botë për sigurinë për të hetuar PD. Pra kjo mjafton po të kishte integritetin më minimal një nga ata prokurorë për t’i hapur çështje e për t’i vendosur hekurat në duar. Akti i tij që i fut thikë pas shpine partnerit tonë kryesor. Enveri po të ngrihej nga varri do e shpallte Ramën heroin e popullit shqiptar.
Ky njeri kryen një akt më anti amerikan se askush tjetër, SPAK hesht në një kohë kur abazhurët dhe muret e restoranteve të Tiranës dëshmojnë e flasin për gjobat që vendosnin ndaj biznesmenëve shqiptarë. T’u tregoj emra restorantesh po nuk dua se ka aspektin komercial, po të them që në këtë restorant ka ndodhur kjo në këtë hotel ka ndodhur kjo për rryshfet, SPAK nuk heton. Te PS t’i padis unë? Si mund të padis krimb-ministrin te PS?”, deklaroi Berisha.