Meta në Vlorë: Qyteti meriton vëmendjen tonë maksimale

 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është takuar me drejtues të Partisë së Lirisë në këtë qytet për organizimin e të gjithë strukturave vendore.

Në një status në “Facebook” Meta shkruan se Vlora meriton vëmendje dhe mbështetje maksimale

Statusi:

Sot në Vlorë me drejtuesit e Partisë të Lirisë për organizimin e të gjitha strukturave vendore.

Vlora meriton vëmendjen dhe mbështetjen tonë maksimale, që të mos abuzohet më me resurset e saj të jashtëzakonshme dhe të tjetërsohet vetëm për shkak të korrupsionit. Në një qytet ku të ketë shpresë dhe e ardhmja e të rinjve të jetë e garantuar, në mënyrë që të mos ta braktisin më!

Urimet më të mira për Kryesinë, Kryetarin Arjan Isufi, Nënkryetarin Dikens Bushi, Sekretaren e Marrëdhënieve me Publikun, Anxhela Shenaj dhe ekipin organizator për triumfin e Ndryshimit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *