Presidenti, Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se falsifikon gjithçka dhe i jep fonde me urdhër të tij të AZHBR për kompani të lidhura me inceneratorët.
Në një prononcim për gazetarët nga qyteti i Fierit, Meta tha se teksa qeveria bën këtë, ‘ju e shihni në çfarë gjendje janë fermerët e bizneset, një mashtrues që falimentoi prodhimin e grurit sivjet për shkak të mos mbështetjes për grurin e t’i thotë që do japë subvencione në shtator, për shkak se ka një axhendë, atë të shpopullimit.’
Ndërkohë Meta nuk la pa komentuar edhe ngjarjen tragjike që ndodhi dje në Himarë ku mbeti e vdekur një 7-vjeçare. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se ai është fajtori kryesor për atë tragjedi.
“Rama punon çdo ditë kundër të gjithë shqiptarëve. Shikoni rrogat më të ulëta, pensionet më të ulëta, çmimet më të larta. Shikoni vetëm një njeri që do të shfajësohet pas 10 vitesh në pushtet kur kontrollon të gjitha pushtetet në vend. Nuk ka lënë njeri në Shqipëri pa gjobitur për t’i mbajtur nën presion dhe shantazh. Sot kërkon të bëjë viktimën se autori i vrasjeve me arrogancën e tij është ai. Është ai që u jep siguri politike dhe garanci për pandëshkueshmëri. Siç e kemi parë dje, siç e kemi parë në rastin e të ndjerit Rasha. Këta bëjnë si të fortë me popullin se kanë atë, por e patë në Elbasan si rrinin para të fortëve, rrinin sus.”, shtoi Meta.
Meta tha se Rama është i shqetësuar se nuk e korrupton dot më lidershipin e opozitës.
“Ka shumë të drejtë që është shqetësuar pse opozita tashmë e ka hapur gojën për arsye se ai mbretëroi, për arye të korruptimit të lidershipit opozitar dhe dorëzimit të gjithë mandateve dhe pushteteve në atë mënyrë të turpshme”, përfundoi Meta.