Meta ngre tonet: I thoni lali Fikut të ketë kujdes me letrat që firmos!

Në një konferencë për shtyp, Meta ka hedhur dritë mbi ngjarjet e fundit që ndodhën tek zyrat e FRD-së. Ai zbuloi se u përplas me efektivët, pasi nuk po e linin të bënte detyrën, pas thirrjes që i erdhi nga Kryesia e FRD-së. Sapo mbaroi fjalën e tij, Meta u drejtua drejt derës për t’u larguar, por u kthye sërish mbrapsht nga gazetarët.

Presidenti nxori dokumentet, për të folur për incidentin e ndodhur në zyrat e FRD-së, të cilat Bashkia e Tiranës kërkon t’i rimarrë. Ai u bazua në marrëveshjen e nënshkruar mes Bashkisë dhe FRD-së 5 vite më parë, teksa tha se vendimi i bërë pas konfliktit më 13 mars, ndonëse tashmë me numër protokolli dhe emër titullari nuk ka asnjë bazë ligjore. Ai e cilësoi një bandë që tenton të dhunojë pluralizmin politik, zgjedhjet e lira dhe pengon presidentin në detyrat kushtetuese.

“Kështu na le edhe radhën e kaluar, prit të bëjmë disa pyetje”, thanë gazetarët.

“Mir po kthehem, se do thonë pastaj nuk u kthen përgjigje gazetarëve”, ia ktheu Meta.

Ilir Meta: Ua po, sigurisht, do të kthehem sepse mendova se ishte vetëm Ambrozia Meta, dhe duke qenë se jam tek ‘Syri sot’, mund ta shfrytëzonim atje. Por, më thuaj….shiko, një këshillë kam unë për ju. Mos i rrini afër kur i bëni pyetje, sidomos ju që nuk i keni pyetjet e porositura. Nuk ka njeri e qytetar të Tiranës që nuk e kupton që e gjithë kjo dhunë përdoret menjëherë pasi bëhet një marrëveshje për të bërë një koalicion.

Si mund të ndodhë kjo gjë, si? Po kur nuk është presidenti aty, çfarë mund të ndodhë…u kanë hedhur gaz dhe kanë nxjerrë nëna e foshnje si nazistët….kjo është e tmerrshme. Gjaku i derdhur për demokraci, gjaku për Havzi Nelës, me këlyshët e Ndranghetas e të gjithë të tjerët, horrat e banditët.

Ambrozia Meta: Ju lutem zoti president, ju në vitin 2017 thonit që…

Ilir Meta: E di që edhe ju jeni mërzitur….Zonjë, zonjë, i thoni lali Fikut të ketë kujdes me letrat që firmos dhe ata që nuk firmos.

Ambrozia Meta: Pse keni ndryshuar mendim për Erion Veliaj, çfarë ka ndodhur mes jush?

Ilir Meta: Është degradim, janë fakte, çfarë ka ndodhur? Çfarë duhet të presim më…çfarë?! Të gjithë të reflektojnë. Vetëm vota e shqiptarëve e zgjidh këtë gjë. Horrave dhe banditëve, viti 2005-2006 do tu duket lule, lule. Faleminderit.

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *