Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me nismën e referendumit nga Partia e Lirisë.
Në një konferencë për mediat, Meta tha se dita e referendumit është shumë afër, pasi ky i fundit është instrument i rëndësishëm për demokracinë.
Sakaq shtoi se kur referendumi të vihet në zbatim shumë njerëz do të jenë të lirë.
“Dita re referendumit do jetë shumë e afërt. Do vijë shumë shpejt. Në këtë vend kemi problem të legjitimitetit. Vendimet merren nga një pakicë shumë e vogël, siç janë patronazhistët. Në referendum do jenë njerëz të lirë. Edhe patronzhistët do të jenë njerëz të lirë pas referendumit. Referendumi është instrument i demokracisë. Produktet e Këshillimit Kombëtar do shkojnë te djegësat, pasi nuk ekzistojnë. Do bëhet çdo gjë që referendumi të jetë i zbatueshëm”, tha ai.