Meta nuk ka të ndalur, kërkon rinumërim të votave të pavlefshme

Dy ditët e fundit, presidenti Meta ka paralajmëruar se nuk do të njohë qeverinë e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, të cilat u fituan nga Partia Socialiste. Gjatë një konference për shtyp nga Presidenca, presidenti Meta deklaroi se zgjedhjet nuk kanë përfunduar ende, dhe se sipas tij, rezultati i deritanishëm mund të jetë vetëm paraprak.

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka kërkuar sërish rinumërimin e votave. Teksa ka bërë një bilanc, Meta shprehet se në zgjedhjet e vitit 2013, vetëm 1.39 përqind e votave ishin të pavlefshme. Në vitin 2017 vetëm 1.98 përqind e votave u shpallën të pavlefshme. Sipas rezultateve paraprake të KQZ, kemi 5 përqind fletë votimi të pavlefshme. Presidenti Meta ka ripërsëritur thirrjen për rinumërimin e çdo vote të pavlefshme, për të rritur besimin e qytetarëve.

Statusi

Në zgjedhjet e vitit 2013 vetëm 1.39 përqind e votave ishin të pavlefshme.

Në vitin 2017 vetëm 1.98 përqind e votave u shpallën të pavlefshme.

Aktualisht, sipas rezultateve paraprake të KQZ, kemi 5 përqind fletë votimi të pavlefshme.

Ndaj numërimi dhe rinumërimi i çdo vote të pavlefshme është vendimtar për të rritur besimin e qytetarëve, të cilët mbajtën radhë të gjata për të shprehur vullnetin e tyre më 25 prill.

Me qetësi dhe transparencë është tepër e rëndësishme, që ky proces, të vazhdojë deri në fund.

Krijimi i fokuseve të tjera, përtej kësaj çështjeje madhore për besimin te zgjedhjet dhe demokracia, është vetem vijim i teatrit të radhës kundër Sovranit dhe vullnetit të Tij.

Deri tani janë rreth 50 mijë vota të pavlefshme më shumë se në vitin 2017 dhe rreth 60 mijë vota të pavlefshme më shumë se në vitin 2013, ndërkohë që 8 vite më parë votuan rreth 80 mijë qytetarë më shumë se sa në zgjedhjet e 25 prillit.

Në demokraci qytetarët marrin pjesë në zgjedhje për t’i dhënë vlerë vullnetit të tyre dhe jo për ta bërë atë të pavlerë.

Të rikthejmë besimin te vlera dhe barazia e votës sa më parë, me transparencë maksimale sipas Kodit Zgjedhor.

Bashkëngjitur statistikat krahasuese të vitit 2013, vitit 2017 dhe 25 prillit 2021.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *