Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi sot se Autoriteti i Dosjeve është vetëm një portal shtesë i Edi Ramës. Duke folur për çështjen e përfshirjes së emrit të tij nga Autoriteti, Meta i ftuar në emisioni Opinion në News 24, deklaroi se do të merren me avokatin e tij. Ai theksoi se për të nuk ka dosje, por se e gjithë kjo është bërë për shkak të frikës që kanë para zgjedhjes.
“Do bashkëpunojë në prokurori dhe në SPAK. Do merren me avokatin tim, publikisht, vazhdimisht, askush nuk do shpëtojë. Nuk ka dosje për mua. Unë t’i kërkoj Autoritetit të Edi Ramës një gjë të tillë kur për mua është një gjë shumë e qartë. Është e qartë. Që të ishe bashkëpunëtor duhet të ishin 25 elemente. Është e zgjidhur. Ai të bëjë ligj dhe çfarë të dojë. Autoriteti është vetëm një portal shtesë i Edi Ramës dhe i larvës së bashkisë që është i tmerruar se janë zgjedhjet lokale”, tha Meta.
Sa i përket ndryshimeve ligjore për pastërtinë e figurës që mund të bëhet pengesë për kandidimin e tij, Meta tha: Nuk ka ligj që më pengon mua të kandidoj. U hoqën koalicionet se ishin shitur koalicionet me kohë. Nuk të bën dot njeri me ligj bashkëpunëtor. Vetëm do thellohet në humnerën e vet. Është i mbaruar. Fakti që merret me manipulime të tilla tregon se sa frikë e tmerr ka nga gara e vërtetë.