Aplikacionet me maluerë ishte të disponueshme në disa uebsajte me APK e madje edhe në Google Play Store sipas padisë.
Meta ka paditur kompanitë të cilat bënin biznes nën emrat HeyMods, Highlight Mobi dhe HeyWhatsApp për vjedhjen e mbi 1 milionë llogarive duke përdorur aplikacione jozyrtare të WhatsApp në Android raportoi Bleeping Computer.
Aplikacionet me maluerë ishte të disponueshme në disa uebsajte me APK e madje edhe në Google Play Store sipas padisë.
“Pasi viktimat instalonin aplikacionet e dëmshme, atyre ju kërkohej të vendosnin kredencialet e WhatsApp,” thuhet në padinë e bërë pranë Gjykatës së San Francisco.
“Aplikacionet ishin programuar për të marrë çelësat dhe informacionet e autentikimit të përdoruesve.”
Aplikacionet në fjalë janë “Theme Store for Zap” dhe “AppUpdater for WhatsPlus 2021 GB Yo FM HeyMods”. Ky i fundit është instaluar mbi 1 milionë herë në nga Google Play Store.
Shefi i WhatsApp Will Cathcart paralajmëroi përdoruesit të mos shkarkojnë aplikacione të rreme duke thënë se janë mashtrime dhe synojnë vjedhjen e informacioneve personale në telefonët e përdoruesve.