Meta për Autoritetin e Dosjeve: Është shkelur parimi i sigurisë, veprat janë kryer nga anëtarët e komisionit

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me dosjen për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit.

Në një konferencë për mediat, Meta tha se anëtarët e Autoritetit të Dosjeve kanë konsumuar parimin e sigurisë, ku theksoi se i ka kërkuar këtyre të fundit hetim të plotë.

Sakaq shtoi se të gjitha këto vepra në lidhje me publikimin e emrit të tij në dosje janë kryer në bashkëpunim të anëtarëve të AIDSSH me njëri-tjetrin.

“Anëtarët e AIDSSH pa asnjë dyshim që kanë konsumuar elementët e figurës së veprës penale të ‘Zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete’ parashikuar nga neni 295/a i Kodit Penal.

Referuar nenit 25 të Kodit Penal, ku parashikohet se ‘Bashkëpunim quhet kryerja e veprës penale nga dy ose më shumë persona me marrëveshje ndërmjet tyre’, ju bëj me dije se të gjitha veprat e kallëzuara janë kryer në bashkëpunim të anëtarëve të AIDSSH me njëri-tjetrin”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *