Emri i tij në dosjet e Sigurimit, Meta: Ta lëmë Linditën të pushojë se në shtator na presin gjëra të mëdha

Presidenti Ilir Meta po mban një konferencë për gazetarët mesditën e sotme.

Meta thotë se duhet ta lëmë Linditën t’i bëjë pushimet sa më mirë se në shtator na presin gjëra të mëdha. Më tej, ai shton se shumë shpejt do provohet se emailet e dërguara anonime janë pjesë e një agjende antikombëtare.

“Unë që sot të mbledhin Parlamentin, do shkoj vetë në parlament, tre kartela më duhen mua me vete që t’i nxjerr atje dhe ata t’i sjellin të gjithë anëtarët e autoritetit të manipulimit të dosjeve.

Të sjellin dhe A.L etj, por kjo nuk është çështja më e rëndë ku është impilikuar Edi Rama në kapjen e shtetit që e ka bërë në shërbim të agjenturave armiqësore kundër Republikës së Shqipërisë, të agjenturave armiqësore. Se e merr email A.H e çon andej te vetja e sjell prapë këtu në mënyrë anonime gjoja në emër të miqve amerikane që na paskan ruajtur këto sekrete të papara për Ilir Metën.

Shumë shpejt do provohet që kjo është pjesë e një agjende antikombëtare. Ta lëmë Linditën t’i bëjë pushimet sa më mirë se në shtator na presin gjëra të mëdha. Me ilir Metën këto nuk shkojnë”, u shpreh Meta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *