Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me nismën për referendum.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Meta shkruan se kjo ka ardhur dhe se Partia e Lirisë do të pagëzohet si Partia e Referendumeve shumë shpejt.
Sakaq shton se Parti e Lirisë do të bashkëpunojnë me ccdo grup interesi për të garantuar ligjërisht ushtrimin e kësaj të drejte kushtetuese.
Postimi i plotë:
Koha e Referendumit po vjen përgjithmonë! Ndaj më 25 Korrik u mor vendimi historik për t’u dhënë shqiptarëve Partinë e Lirisë e cila do të pagëzohet si Partia e Referendumeve shumë shpejt!
Bashkëpunim me çdo ekspert, faktor, parti, grup interesi dhe çdo qytetar për të garantuar ligjërisht ushtrimin e kësaj të drejte kushtetuese të bllokuar nga oligarkia për dy dekada. Koha kur pakica vendoste pas shpinës të shqiptarëve ka përfunduar përgjithmonë.
Së bashku do t’i japim fund kapjes së shtetit përmes Referendumit dhe shenjtërimit të Kushtetutës dhe të ligjit.