Meta për referendumin: Fjalën do ta ketë sovrani, qeveria do t’i bindet qytetarëve

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me nismën për të risjellë referendumin në vend.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Meta shkruan se referendumi është një e drejtë kushtetuese, që populli e vendosi vetë me Referendum më 22 Nëntor 1998.

Sakaq shton se kjo nisëm do të bëjë që qeveria të reagojë më shpejt ndaj qytetarëve dhe do të nxisë përfshirjen publike në çështjet shtetërore.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë!

Referendumi është një e drejtë kushtetuese, që populli e vendosi vetë me Referendum më 22 Nëntor 1998:

? NENI 150

1⃣. Populli, nëpërmjet 50 mijë shtetasve me të drejtë vote, ka të drejtën e referendumit për shfuqizimin e një ligji, si dhe t’i kërkojë Presidentit të Republikës zhvillimin e referendumit për çështje të një rëndësie të veçantë.

2⃣. Kuvendi, me propozimin e jo më pak se një së pestës së deputetëve ose me propozimin e Këshillit të Ministrave, mund të vendosë që një çështje ose një projektligj i një rëndësie të veçantë të shtrohet në referendum.

3⃣. Parimet dhe procedurat për zhvillimin e referendumit, si dhe vlefshmëria e tij parashikohen me ligj.

Kanë kaluar 24 vjet që klasa politike nuk nxjerr ligjin për zbatimin e këtij detyrimi kushtetues. Çdo gjë për t’ia dhënë fjalën sovranit përmes referendumeve, për të bërë të mundur ushtrimin e demokracisë direkte!

“Nisma dhe referendumi e bejnë qeverinë më reaguese ndaj qytetarëve të vet, neutralizojnë pushtetin e interesave të grupeve të veçanta dhe nxisin përfshirjen publike në çështjet shtetërore”. – George W. Bush

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *