Partisë së Lirië i ka mbërritur një email në lidhje me Kongresin e Partisë Socialiste Europiane në Berlin, që do të mbahej në datën 14-15 tetor.
Në këtë email, kreut të PL Ilir Meta i kërkohet që mos të marrë pjesë në kongres ku theksohet se marrja e një vendim të tillë nuk ka qenë i lehtë.
Njoftimi i plotë:
I dashur Ilir, Faleminderit për interesin tuaj në Kongresin e PES, që do të mbahet në Berlin në 14-15 tetor. Gjithsesi, si rezultat i vendimit dhe aleancës suaj të fundit politike, ne ju kërkojmë që të mos merrni pjesë në Kongres. Kongresi i PES pret prezantime nga parti progresiste për të shpërndarë vizionin e tyre për politikat Europiane që janë të bazuara në vlerat tona thelbësore, demokracia, liria, barazia, paqja dhe drejtësia. Ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin. Ju luten kini parasysh që nuk ishte një vendim i lehtë.