Meta përkujton 111 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës: Të ndjekim shembullin e saj dhe vlerat që promovoi

Sot shënohet 111 vjetori i lindjes së Nënë Terezës, nobelistes dhe shenjtores shqiptare që kreu bamirësi për të varfrit gjatë gjithë jetës së saj. Nënë Tereza lindi më 26 gusht 1910, ndërsa në 4 shtator 2015 ajo u shpall nga Papa Françesku ‘Shenjt’.

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar ditëlindjen e shenjtores Nënë Tereza. Përmes disa rreshtave në ‘Facebook’, Meta shkruan se nderimi më i madh që mund t’i bëjmë bamirëses shqiptare është të ndjekim shembullin e saj dhe të përcjellim vlerat hyjnore që ajo ka promovuar.

“Dashuria duhet vënë në veprim”, predikonte Shenjtorja Nënë Tereza, simboli më përfaqësues dhe frymëzues i humanizmit, solidaritetit dhe i vajzës, motrës dhe nënës së dhembshur shqiptare. Sot, në 111-vjetorin e lindjes së saj, nderimi më i madh që mund t’i bëjmë është të ndjekim shembullin e veprës së saj dhe vlerat më të mira kombëtare, njerëzore dhe hyjnore që promovoi gjatë gjithë angazhimit jetësor. Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por secili nga ne mund të bëjë gjëra të vogla me dashuri të madhe”, shkruan Meta.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *