Meta përkujton 31-vjetorin e eksodit të shqiptarëve me anijen ‘Vlora’: Edhe sot vijon dhimbshëm

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me eksodin e shqiptarëve në 1991 drejt Italisë në anijen “Vlora”.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Meta shkruan se edhe sot shqiptarë rrezikojnë jetën duke emigruar për të pasur një të ardhme më të mirë.

Sakaq shton se ‘Evropa do ndërtohet në Shqipëri kur sovrani të marrë në dorë fatet e veta’.

Statusi i plotë:

Pas 31 viteve nga këto pamje tronditëse dhe emocionuese të 8 gushtit 1991, kur rreth 20 mijë shqiptarë në bordin e anijes “Vlora” nisën udhëtimin drejt lirisë, për një jetë të re dhe një të ardhme më të mirë, eksodi i shqiptarëve vijon dhimbshëm.

Edhe sot, 40 përqind e emigrantëve të paligjshëm që kalojnë La Manshin, duke rrezikuar jetën e tyre, janë shqiptarë. Që drama e madhe e shpopullimit të marrë fund dhe shqiptarët të ankorojnë shpresën në Atdheun e tyre, duhet ndëshkuar kapja e shtetit, modeli korruptiv dhe kriminal që lë në varfëri shumicën e qytetarëve, për të pasuruar një pakicë.

Evropa do ndërtohet në Shqipëri kur sovrani të marrë në dorë fatet e veta!

REFERENDUMI, kryefjala e angazhimit madhor të Partisë së Lirisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *