“Dil përjashta qen…”/ Meta përplaset me policinë në zyrat e FRD-së, lëshon paralajmërimin e fortë (VIDEO)

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, është përfshirë sot në një përplasje fizike tek zyrat e ‘Frymës së Re Demokratike’, atje ku Policia Bashkiake ka kërkuar që të zbrazen zyrat. Meta i është drejtuar kryebashkiakut Erion Veliaj që të mos i bindet më urdhërave të kryeministrit Edi Rama, të cilin e quajti të “çmendur”. Tejet i revoltuar për këtë situatë, ai e konsideroi kërkesën e Policisë së Bashkisë për lirimin e zyrave të FRD-së, si një “përpjekje për grusht shteti”. Presidenti Meta tha se po kalonte rastësisht pranë zyrave, kur është marrë në telefon nga kreu i kësaj partie, Sali Shehu, ndërsa shtoi se shkresa që i është dërguar kësaj partie për lirimin e zyrave, është pa vulë dhe pa firmë.

“E konsideroj si një përpjekje për të realizuar një grusht shteti. Sepse t’i sjellësh një partie zyrtare opozitare menjëherë pasi nënshkruan një marrëveshje me PD dhe partitë e opozitës për të marr pjesë në zgjedhje, t’i sjellësh një shkresë të tillë, që nuk ka as vulë, as emër titullari që të mbajë përgjegjësi.

Të bërë me vrap vetëm për të dhunuar fizikisht e psikologjikisht çdo forcë opozitare, e cila synon të konkurrojë në zgjedhje. Duke përdorur Bashkinë bandë, padyshim që është irrituese dhe një paralajmërim për qytetarët për përpjekjet mafioze për të vënë dorë mbi votën e barabartë.Dhe i bëj thirrje opozitës që të zgjohet dhe të mos lejoj më asnjë prekje të rregullave të garës, sepse do të jetë vonë për të jo për popullin, në rast se do të vazhdojë të tolerojë sjelljet e partisë bandë.

Po kaloj rastësisht këtu dhe më njoftoi kryetari i FRD, ju e patë se si dhunohet nga policia kryetari i FRD në kushtet kur këtu vjen presidenti. I bëj thirrje policisë të zbatojnë ligjin, mos të përfundoni si policët e Mubarakut nën këpucët e popullit shqiptar. Po i them kryetarit që ti e di mirë se çfarë ke bërë me firmë, he pa firmë dhe mos iu bind më”, tha Meta.

 

Bashkia e Tiranës u ka dërguar një letër anëtarëve të partisë ‘Fryma e Re Demokratike’ për të liruar zyrat. Një dokument i tillë, sipas drejtuesit të saj, Sali Shehu nuk është marrë seriozisht. Sipas Shehut, ky dokument nuk kishte as firmë, as vulë e as numër protokolli.

Për këtë ka reaguar vetë presidenti Ilir Meta, i cili është futur me forcë në zyrat e FRD-së, duke u përplasur me policinë.

“Dilni përjashta, ose do ju çoj në burg me duart e mia”, dëgjohet të thotë Meta.

Bashkia Tiranë, në një letër që mban datën 3 mars, thuhet se objekti ku është dhe FRD do të rikonstruktohet, ndaj duhet që partia të lirojë të gjithë zyrat.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *