Meta pret kreun e NDI: Shpopullimi i vendit një problem serioz, të rinjtë shqiptarë kanë nevojë për oportunitete

Presidenti i Republikës, Ilir Meta takoi sot Drejtorin e Institutit Demokratik Amerikan për Europën Qendrore dhe Lindore (NDI), Robert Benjamin.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se vlerësoi punën dhe angazhimin serioz të Institutit ndër vite në ndihmë të Kuvendit shqiptar dhe partive politike, duke synuar rritjen e llogaridhënies qeverisëse përmes aktivizmit politik dhe qytetar.

“E sigurova z.Benjamin se të gjithë aktorët politikë janë mbështetës dhe solidarë për strehimin e sigurt të përkohshëm në Shqipëri të qytetarëve afganë, të cilët kanë nevojë për ndihmë.

Theksova se shpopullimi i vendit përbën një problem serioz dhe se të rinjtë shqiptarë kanë nevojë për më shumë oportunitete, që u ofrojnë atyre një të ardhme më të mirë dhe me dinjitet në Shqipëri.”- përfundon Meta postimin e tij lidhur me këtë takim.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *