Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se prioritet i rilindjes është krimi dhe jo arsimi.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Meta thekson se PL përkrah kërkesat e ligjshme të pedagogëve e studentëve dhe shpreh bindjen në triumfin e kauzës të tyre.
“Ndërsa popullit i kërkohet të kursejë dhe shtrëngojë rripin, “Rilindja” e Edvin Ramës vazhdon të shtojë pagesat për vjedhjen e shekullit, atë të inceneratorëve, por edhe koncesionet e tjera korruptive.
Për të plotësuar kërkesat modeste të pedagogëve dhe studentëve “Rilindja” e ka të pamundur sepse prioriteti i saj është krimi dhe jo arsimi.
Partia e Lirisë përkrah kërkesat e ligjshme të pedagogëve e studentëve dhe shpreh bindjen në triumfin e kauzës të tyre për një arsim cilësor, që i jep fund largimit të pedagogëve dhe studentëve nga vendi”, shkruan Meta.