Meta: Prioriteti i Partisë së Lirisë është referendumi

Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat ditën e sotme.

Gjatë fjalës së tij Meta thekson se prioriteti i Partisë së Lirisë është referendumi. Ai shton se referendumi do të jetë triumfi i qytetarëve mbi kapjen e shtetit padrejtësisht.

“Partia e Lirisë do të konkretizojë filozofinë e saj. Besoj se është shumë i qartë mesazhi që solli domosdoshëmërinë e kësaj force të re politike në skenën e politikës shqiptare. Prioritetet e Partisë së Lirisë janë 3. Referendumi. Referendumi. Referendumi.

Sepse referendumi do të jetë triumfi i qytetarëve mbi kapjen e shtetit padrejtësisht, që nga bërja e vendit me kushtetutë e në vijimësi duke e shkatërruar e mos respektuar atë në mënyrë të qëllimshme për të qenë sot në këtë situatë”, tha Meta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *