Meta pritet me respekt nga Hungaria, takon homologun: Mirënjohje për mbështetjen e integrimit europian të Shqipërisë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është pritur këtë të hënë nga homologu i tij hungarez Janos Adner, me të cilin zhvilloi fillimisht një takim kokë më kokë, dhe më pas, bisedime dypalëshe me delegacionet respektive zyrtare.

Reagimi:

Mikpritje e ngrohtë dhe miqësore në Budapest, nga homologu im, Janos Adner.

I lumtur të konfirmonim se marrëdhëniet e shkëlqyera, historike dhe tradicionale mes dy vendeve dhe popujve tanë meritojnë të forcohen dhe të thellohen më tej, në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Shpreha mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme, që Hungaria i ka dhënë Shqipërisë në kuadër të proceseve integruese në NATO dhe Bashkimin Europian, që na ka motivuar më shumë për të vijuar në rrugën e pakthyeshme të reformave dhe plotësimit të të gjitha kushteve të domosdoshme për çeljen e negociatave për anëtarësim.

Vlerësuam se mundësitë e bashkëpunimit ekonomik janë ende të pashfrytëzuara aq sa duhet dhe se shkëmbimet tregtare, ekonomike dhe turistike janë ende larg mundësive të prekshme.

E falenderova Presidentin Ader për kënaqësinë e veçantë, që më dha, për të përuruar së bashku bustin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Budapest, simbol të rifreskimit të bashkëpunimeve të ngushta mes dy vendeve dhe popujve tanë dhe së ardhmes së tyre premtuese.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *