Kompania ‘Meta’ njoftoi zyrtarisht se po kryen një test që shton Messengerin përsëri te aplikacioni Facebook.
“Do të na shihni ta zgjerojmë këtë testim së shpejti”, shkruan udhëheqësi i Facebook, Tom Alison në postim.
Facebook dhe Messenger u ndanë për nga funksioni në vitin 2014, ku CEO Mark Zuckerberg deklaroi në atë kohë se ta kesh Messengerin si aplikacion të veçantë lejon “një përvojë më të mirë”.
Tani, Meta po e kthen atë ndryshim dhe nuk është aq e papritur. Qershorin e kaluar, Alex Heath i The Verge raportoi për planet e Meta-s për të rikthyer përfundimisht Messenger në Facebook, ndërsa konsulenti i mediave sociale Matt Navarra gjithashtu pa Metën duke testuar funksionin dhjetorin e kaluar.