Presidenti Meta ka publikuar në llogarinë e tij në ‘Facebook’ një mesazh të rëndësishëm të presidentit të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot George Frendo. Frendo shprehet se “ai që qëndron në Shqipëri, duke ëndërruar atdhe më të mirë është hero”. Meta thekson se ky është mesazh shumë me rëndësi për rininë e vendit.
Postimi i presidentit Meta:
Në vigjilje të festës së shenjtë të Pashkëve, një mesazh i mençur dhe frymëzues vjen nga Mons. George Frendo.
Duke e falenderuar Presidentin e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë dhe të gjithë udhëheqësit tanë të ndritur fetarë, që në momentet më kritike për vendin dhe në ditët më të vështira për çdo shqiptar në nevojë, kanë sjellë shpresë për kapërcimin e çdo sfide, i bashkohem thirrjes së Tij drejtuar në veçanti të rinjve: “Shqipëria ka nevojë për ju! Jeni e ardhmja e saj!”. ??