Meta: Qeveria e korruptuar nuk do t’i shpëtojë llogaridhënies

Kreu i PL, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me situatën kritike në të cilën ndodhet vendi ynë përsa i përket krizave.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Meta shkruan se me anë të Referendumit populli do t’i tregojë   qeverisë se çfarë duhet të bëjë.

Sakaq shton se Qeveria nuk do t’i shpëtojë llogaridhënies.

Postimi i plotë:

“We the People”, fjalimi i jashtëzakonshëm i Presidentit Ronald Regan tregon shumë qartë rrugëzgjidhjen edhe për situatën e rëndë në të cilën ndodhet sot vendi ynë.

Është koha për udhëheqjen, vendimmarrjen dhe qeverisjen e popullit dhe kjo do të ndodhë vetëm nëpërmjet ushtrimit të së drejtës kushtetuese për Referendum.

Është populli ai që i tregon i Qeverisë çfarë duhet të bëjë dhe çfarë i lejohet të bëjë dhe se asnjë Qeveri arrogante, e korruptuar dhe e papërgjegjshme nuk mund t’i shpëtojë llogaridhënies.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *