Meta: Rama nuk pyet për ligj kur duhet të prodhojë lajm

Kreu i PL, Ilir Meta në një kon konferencë për mediat ka hedhur akuza ndaj qeverisë.

Meta tha se kryeministri i vendit kërkon që të denigrojë figurën e pedagogëve dhe të shpopullojë vendin.

Sakaq shtoi se qytetarët jetojnë në kushte të vështira ekonomike dhe situata është kritike në të gjitha drejtimet.

“Mbështesim kërkesat e pedagogëve. Rama kërkon të përçajë pedagogët dhe studentët, kërkon dhe të denigrojë figurën e tyre. Qeveria duhet të vjedhë më pak, Shqipëria është në fund për çdo gjë. Familja e pedagogëve është në kushte për mbijetesë. Në kushte të vështira ekonomike mësuesi e ka të vështirë për t’u përqendruar në mësimdhënie. Rama nuk pyet për ligj kur duhet të prodhojë lajm, kërkon të shmangë vëmendjen nga skandalet”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *