Presidenti Ilir Meta është duke zhvilluar një konferencë për mediat, ku theksoi se në vend ndodhin akte të rënda.
Meta tha se kryeministri Edi Ram është kthyer në një armik për vendin dhe se skandalet e tij po plasin.
Sakaq shtoi se ora e rivendosjes së rendit kushtetues po vjen.
“Edi Rama është armik i Shqipërisë, votës së lirë dhe barazisë para ligjit. Të gjitha këto janë akte të dëshpërimit dhe panikut ku ai është zhytur. Skandalet e tij kanë plasur brenda dhe jashtë vendit. Përpjekja e tij për të shuar çdo zë të vërtetës jo vetëm që si jep rrugë shpëtimi por e çon në humnerë. Nuk ka për të marrë Shqipërinë, këdo që ka mashtruar është i lirë të shkojë. Ora e rivendosjes së rendit kushtetues po vjen. Rama do japë llogari”, tha ai.