Kryetar i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar lidhur me tragjedinë e rëndë në Greqi, ku deri më tani janë shënuar 38 jetë të humbura nga përplasja e dy trenave. Aksidenti ndodhi pak para mesnatës.
Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ Meta u shprehu ngushëllimet familjarëve të viktimave dhe i uroi shërim të shpejtë të plagosurve.
“Me hidhërim mësova për tragjedinë në Larisa të Greqisë fqinje dhe mike!
Në këto orë dhembje dhe tronditje të thellë, unë dhe Partia e Lirisë u shprehim ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave dhe lutemi për shërim të shpejtë të të mbijetuarve!
Solidaritet të plotë autoriteteve vendore dhe qendrore! Qëndrojmë përkrah me popullin grek” – shkroi Meta.