Duke lënë pas agjendën e ngjeshur, Kreu i Shtetit Ilir Meta ka shfrytëzuar fundjavën për të pushuar.
Ai i është rikthyer jetës sportive në Gjirin e Lalzit. Këtë të dielë po e kalon pranë shtëpisë së tij buzë bregdetit, dhe duke bërë ecje.
“Pas një ecje të gjatë buzë detit, ju uroj të gjithëve një të diel të mbarë dhe të gëzuar!”, shkruan presidenti bashkëngjitur fotos së postuar në Facebook.
Presidenti Meta duket se ka harruar për pak çaste tensionimet politike, e po kështu edhe zgjedhjet.
Dje nisi nga puna Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit. Mbledhja e parë nisi një ditë pasi Kuvendi i Shqipërisë miratoi projektvendimin për ngritjen e tij, bazuar në kërkesën e një grupi deputetësh për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës.