Në mbledhjen e kryesisë politike të Partisë së Lirisë, Presidenti i Partisë Ilir Meta ka folur rreth situatës së arsimit shqiptar.
Meta tha se duke shkatërruar situatën ekonomike të mësuesve dhe pedagogëve do të nxitet largimi i shumë familjeve shqiptare si pasojë e nivelit të ulët arsimor.
“Qëllimi dhe vizioni i Ramës është ai i konsolidimit të një narkoshteti që nuk ka nevojë për mendje krijuese dhe kritike”, tha Meta.
Sipas tij kryeministri Rama ka përdorur kanabizimin për të mbajtur pushtetin me çdo çmim.