Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar këtë të hënë në selinë e Partisë Demokratike, për të zhvilluar një takim me Kreun e PD, Sali Berisha.
Ky është takimi i dytë brenda pak ditësh në selinë blu mes Berishës dhe Metës.
Bisedimet mes tyre kanë lidhje me mënyrën se si PD e Berishës do të futet në zgjedhjet e 14 majit, pasi KQZ nuk e regjistroi për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale.
Ndërkohë që në mesditë Berisha ka paralajmëruar dhe një deklaratë për mediat në seli.