Presidenti Meta ka shprehur keqardhjen për ndarjen nga jeta të poetit arbëresh, Pietro Napoletano. Ai shkruan se vepra dhe aktiviteti letrar bashkëkohor i Napoletanos kanë lënë gjurmë të thella në kulturën tonë të përbashkët dhe gjuhën arbërore.
“Me keqardhje mësova për ndarjen nga jeta të profesor Pietro Napoletano, poet arbëresh nga komuna Firmo e rajonit të Kalabrisë. Vepra dhe aktiviteti i tij letrar bashkëkohor ka lënë gjurmë të thella në kuturën tonë të përbashkët dhe gjuhën arbërore.
Poezitë e Napoletanos në arbërisht “Ka kroi i Pirukes” dhe “Brinj mullirit” nuk janë vetëm një dëshmi e talentit të tij të rrallë letrar, por dhe të dashurisë së jashtëzakonshme për gjuhës arbëreshe. I bashkohem dhembjes së familjes dhe ngushëllimeve të të gjithë arbëreshëve të dashur dhe miqve të tij”, shkruan Meta.