Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar udhëtimet me charter të kryeministrit Edi Rama.
Në një deklaratë për mediat, Meta tha se shqiptarët po përballen me skamje ndërsa Rama fluturon me charter. Më tej ai ka shtuar se shqiptarët po rrezikojnë jetën e tyre pr të ikur me gomone në Britani.
“Për shkak të mos ekzistencës së shtetit, të krijuar nga papërgjegjshmëria ekstreme e kryetarit që qeveris në charterin super luksoz ndërkohë që shqiptarët e ndershëm të pambrojtur janë të përjashtuar nga çdo mbështetje ekonomike marrin gomone dhe rrezikojnë jetën për të ikur në Europe dhe Britani. Është e papranueshme që vendi ynë të lërë pas vendet që janë në luftë për një kohë të gjatë, si Siria, Afganistani, Moldavia apo Afganistani. Për të gjitha këto vjedhje përgjegjës është Rama. Ndaj duhet të japë dorëheqje. Ndërsa Edi Rama vazhdon të qeverisë nga ajri me charterin superluksoz, shqiptarët në tokë përballen me varfërimin. Dorëheqja është zgjidhja e vetme që shqiptarët mos të jenë më vendi i parë në botë për kërkesat për azil. Ashtu si në vitin 90 kur shqiptarët ishin përballë diktaturës, dhe sot janë përballë një regjimi po aq të urryer. Sot është regjimi i hajdutëve dhe grabitqarëve, me një kryehajdut si Rama. Ai kujton se do të fitojë kohë përmes sakrifikimit të bedelave të tij. Është e qartë se përgjegjësi për këtë shkatërrim të shtetit është i tij”, tha Meta.