Për kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Shqipëria po vuan nga ‘kartonokracia’, duke iu referuar dhunës së opozitës së kartonëve nga mazhoranca në Kuvend sipas tij.
“Ai është në një gjendje shumë të rëndë por edhe sepse e ka shuar edhe atë Parti Socialiste që ekzistonte. Shqipëria sot vuan nga kartonokracia”, tha Meta.
Ai tregoi historinë e një socialisteje e cila kur ai ishte president i tha se Rama i kishte premtuar ta cconte ambasadore pasi ajo kishte kundërshtuar në PS.
“Ajo zonja e nderuar as ambasadore nuk u bë, dhe as anëtare e asamblesë nuk u bë. Kemi bërë me një skizoften që edhe një njeri i vetëm që e kundërshton e bën çmos që ta largojë. Ndaj mos u habisni që ai të përjashtojë të gjithë deputetët e opozitës aty. Ai kërkon ta shkatërrojë pluralizmin. Këtë e kanë kuptuar edhe socialistët e ndershëm. Ish-koleget socialiste te distancohen urgjentisht sepse do te kene fatin e PASOK” – tha Meta.