Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur këtë të premte, se SPAK është një institucion i standarteve të dyfishta.
ftuar në një intervistë në News 24, Meta u pyet ndër të tjera nëse i frikësohet një goditjeje nga SPAK. Ai u përgjigj se nuk i trembet SPAK, ndërsa akuzoi Prokurorinë e Posaçme se zbaton direktivat e Ramës.
“Kam qenë shumë më herët në SPAK, kam qenë dhe për të paraqitur shumë kallëzime për persona që kanë kryer akte të rënda penale. Kam qenë një ndër kallëzuesit kryesor edhe në kohën kur isha President. Është një institucion i standardeve të dyfishta. Nuk i trembem, nuk jam i habitur që SPAK zbaton direktivat e Ramës. Nuk besoj se duhet të jetë askush i habitur që në çështje të rënda si inceneratorët, nuk guxojnë të përmendin emrin e Ramës. Këto janë të qarta dhe janë evidente”, tha Meta.