Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një intervistë televizive ka deklaruar nuk ka asnjë fakt kundrejt tij për shkelje të ligjit LSI në kohën kur ai ka qenë kryetar i kësaj forcë.
Gjithashtu ai sulmoi edhe SPAK, për të cilën deklaroi se është krijesa e Ramës dhe që dëshiron të prodhojë lajme në shërbim të Endri Fugës.
“Duhet ta keni ta qartë nuk ka asnjë fakt apo pseudofakt që nga SHBA deri në Zimbabve dhe Zelandën e re për asnjë lloj shkelje të ligjit për Metën apo LSI në kohën kur Meta ka qenë kryetar i kësaj forcë. Çështja është shumë e qartë. Kjo është krijesë e partisë. Është siç e ka thënë vetë Rama që SPAK është krijesa jonë, dëshiron të prodhojë lajme në shërbim të Endri Fugës dhe ky nuk është problemi im. Angazhimi ynë është që brenda shtatorit mali i fakteve për Ramën dhe Agaçin do ta kalojë tavanin më të lartë të SPAK. Deri tani ka kaluar katin e parë. Mali i fakteve do të dalë mbi SPAK. Kemi një regjim mafioz që mbështetet mbi falsifikime”, tha ndër të tjera Meta.