Meta takim me banorët e Tiranës: Të fuqizojmë familjet shqiptare

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një takim me banorët e njësinë nr.1 në Tiranë. Ai deklaroi se është i vendosur të bëjë gjithçka për fuqizimin e familjes shqiptare.

Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ Meta tha se kërcënimi më serioz ndaj familjeve sot është dobësimi ekonomik, si rezultat i rritjes së çmimeve dhe rritjes së kostove të jetesës

Postimi i plotë:

Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që të mbështesim dhe të fuqizojmë familjet shqiptare. Kërcënimi më serioz ndaj familjeve sot është dobësimi ekonomik, si rezultat i rritjes së çmimeve dhe rritjes së kostove të jetesës.

Sot një familje blen më pak, sepse paguan më shtrenjtë për çdo produkt dhe shërbim. Ne jemi forca e zgjidhjeve konkrete dhe planeve realiste. Vepra dhe punë, jo fjalë boshe.

Prandaj kemi propozuar projektligjin për indeksimin e pagave. Prandaj angazhohemi për dyfishimin e pensioneve dhe prandaj pika kryesore e programit tonë është garantimi i pagave dinjitoze për të rinjtë tanë.

Bashkë me kandidatët për Këshillin Bashkiak, Dr.Artan Distafën, kirurg i mirënjohur, Ana Azizajn dhe avokatin Genc Gjokutaj sot vizituam njësinë nr.1, ku pata rastin t’ua përcjell banorëve qëndrimet tona në takimet e ngrohta dhe rastësore. Te njësia nr. 1, si kudo në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë, ndihet siguria e ndryshimit që po vjen dhe që të gjithë qytetarët presin me padurim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *